Kryemadhi-Ramës: Dy gjysmagjela do të bëjnë një gjel që do të të nxjerrë sytë

Shqipëria

Kryemadhi-Ramës: Dy gjysmagjela do të bëjnë një gjel që do të të nxjerrë sytë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 23:18
Monika Kryemadhi

Padisë së PD-së dhe LSI-së në Prokurori ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti ish-oficerin e policisë, Emiliano Nuhu “horr”, kreu i qeverisë iu përgjigj me një status në rrjetet sociale. “Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2. I falenderoj dhe plotësisht. Gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”, shkroi Rama.

Këtij komenti i ka kthyer përgjigje të ashpër kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.  Nga studioja e “Opinion”, ajo tha se dy gjysmagjela do të bëjnë një gjel që do t’i nxjerrë sytë Ramës.

Blendi Fevziu: Një gjysmagjel ju quan kryeministri Rama ju dhe gjysmagjeli tjetër PD…

Monika Kryemadhi: “Gjysmagjeli tek përralla bënte flori. E dinë të gjithë shqiptarët. Edhe këta gjymsagjelët, plotësojnë njëri-tjetrin dhe bëjnë një gjel që ka për t’ia nxjerrë sytë Edi Ramës. Po të ishte Edi Rama i pafajshëm nuk e bënte atë status. Ai e di shumë mirë se paditë në Prokurori mbeten aty.”

Më tej, Kryemadhi tha se Rama jeton në një përrallë, e cila do të përfundojë në mënyrë të hidhur për të.

“Ai ka ndërtuar një realitet të vetin virtual ku në fakt, viktimat e këtij realiteti janë shqiptarët, dëmin më të madh të cilëve ua bën duke ndenjur çdo ditë dhe më shumë. Sigurisht përralla e tij nuk do të ketë fundin e lumtur, pasi gjithmonë fiton populli dhe jo mbreti dhe për hir të së vërtetës, përralla e tij do të ketë një përfundim shumë të hidhur për të kur të fitojë populli. Do të ketë kosto, sigurisht që do të ketë kosto.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat