Berisha: Po bëhet gati fshirja e 100 mln euro borxh të Besos së Tajvanit

Shqipëria

Berisha: Po bëhet gati fshirja e 100 mln euro borxh të Besos së Tajvanit

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 07:54
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë" , tha se ajo që ka ndodhur me inceneratorët nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, ku shteti i jep 180 mln euro një privati për të ndërtuar djegësit dhe i blen energjinë më shtrenjtë.

Berisha tha gjithashtu se po bëhet fati falja e 100 milionë eurove borxhe për kompaninë "Armo" të administruar nga Besnik Sula.

Zheji: Krahas bandave siç thoni ju, ka edhe biznesmenët më të mëdhenj shqiptarë që duan të bëjnë biznes. Ka zëra që vijnë edhe nga brenda PD-së, që thonë se kjo është një gjobëvënie.

Berisha: PD paraqiti një platformë të luftës, e cilësoi oligarkëve, unë do të thoja të krimit ekonomik. Ku e nis PD këtë? E nis me një realitet që kurrë nuk ka ekzistuar në një vend të quajtur të lirë. Merrni inceneratorët, në një akt të paprecedentë në historinë e botës. 

Unë si kryeministër të jap ty 180 mln euro nga paratë e taksapaguesve për të ndërtuar 3 djegës. A ka precedentë të tillë në botë? Ka! Bëhet me tendër të hapur dhe ai që i ndërton me shumën më të arsyeshme, merr paratë dhe shkon në punë të vet. Këta japin 180 mln euro, ndërton djegësat, t'i lënë ty prapë për 25 vjet. 

Taksapaguesit e Elbasanit dhe Tiranës do të paguajnë për çdo ton plehra që djegin. Ti do të prodhosh energji. Do ta blej me detyrim me një çmim më të lartë se çdo çmim tjetër energjie. A mund të ndodhë në këtë botë një gjë e tillë përveç Shqipërisë që ka një kryeministër hajdut të çdo lloj standardi. Para tre ditësh u bë një dëgjesë publike në Sharrë. 

Shumica e censuruan në mënyrë barbare dëgjesën ku fshatarët u thoshin se po na blinin me çmimin e dy stilografëve tokën. Ky shteti ka gjetur një Zoto. Ish-administratori i të famshmes Hermes, me të cilin ka vjedhur Arben Ahmetaj 13 mln euro impulse. Ky njeri merr 180 mln euro, pa garë. A dini se çfarë ndodh me Besnik Sulën? Po përgatitet me i fshi borxhin 100 mln euro. A mundet  një shtet të prokurojë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat