Meta takon Komisionerin Europian, flasin për liberalizimin e vizave - Bota Sot
Meta takon Komisionerin Europian, flasin për liberalizimin e vizave

Shqipëria

E diel, 21 tetor 2018

Meta takon Komisionerin Europian, flasin për liberalizimin e vizave

Nga: A.M. Më: 5 tetor 2018 Në ora: 09:07
Ilir Meta dhe Dimitris Avramopoulos

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka takuar Komisionerin Europian, Dimitris Avramopoulos.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se kanë biseduar për rezultatet konkrete në reformat kyçe do t'i mundësojnë Shqipërisë çeljen e negociatave për anëtarësim në BE vitin e ardhshëm, si dhe për rekomandimin për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të takoja Komisionerin Europian, Dimitris Avramopoulos. Ndamë vlerësimin se rezultatet konkrete në reformat kyçe do t'i mundësojnë Shqipërisë çeljen e negociatave për anëtarësim në BE vitin e ardhshëm.

E falënderova për raportin pozitiv të KE që rekomandoi liberalizimin e vizave me Kosovën, qytetarët e së cilës meritojnë ta gëzojnë sa më parë këtë të drejtë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test