Mat, nis hapja e rrugës së re në fshatin Myzë

Shqipëria

Mat, nis hapja e rrugës së re në fshatin Myzë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 10:28
Myzë

Bashkia Mat ka nisur punën për hapjen e një rruge të re në fshatin Myzë, njësia administrative Lis.

Drejtoria e Shërbimeve pranë Bashkisë Mat ka nisur punën për hapjen e një rruge të re në fshatin Myzë të Njësisë Administrative Lis, rrugë e cila ka një gjatësi rreth 1. km.

“Hapja e kësaj rruge do të ndihmojë dhe përmirësojë lëvizjen e banorëve të kësaj lagjeje me Njësinë administrative Lis dhe me Qytetin e Burrelit”, u shpreh, kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani, i cili inspektoi fillimin e punimeve.

Zona e Myzës ishte e izoluar pas përmbytjes së një viti më parë të zonës nga lumi Mat.

Në ceremoninë e fillimit të rrugës ishin të pranishëm edhe banorët e këtij fshati ku u shprehën se hapja e kësaj rruge është e vetmja zgjidhje për to, pasi ato gjatë periudhës së dimrit ishin totalisht të izoluar sepse rruga e vjetër dëmtohej shpesh herë kur kishte reshje shiu pasi Lumi i Matit dilte nga shtrati.

“Falë investimit që po bëhet nga Bashkia Mat ky problem merr fund”, shprehet bashkia Mat. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat