Opozita nuk jep votat në Kuvend për ngërçin, por zv-ambasadorja e SHBA u thotë hapur magjistratëve të rinj: Ju përfaqësoni ndryshimin…

Shqipëria

Opozita nuk jep votat në Kuvend për ngërçin, por zv-ambasadorja e SHBA u thotë hapur magjistratëve të rinj: Ju përfaqësoni ndryshimin…

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 11:50
Foto

Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e diplomimit të kandidatëve të magjistratëve, zv.ambasadorja e SHBA, Leyla Moses-Ones tha se brezi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar do largohet së shpejti dhe magjistratët e rinj janë fytyra e ndryshimit. Ajo tha se SHBA do vazhdojë me  përkushtimin dhe mbeshtetjen ndaj shtetit ligjor në Shqipëri.

“Lajmi i mirë është se brezi i të korruptuarve do të largohet së shpejti. Ju jeni e ardhmja e drejtësisë. Disa nga paraardhësit tuaj kanë pasur sjellje jo të mirë etike. Ju përfaqësoni fytyrën e ndryshimit dhe SHBA do vazhdojë të mbështesë drejtësinë dhe do dalin kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Do të jemi kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve  që bëhen të pasur përmes korrupsionit. Për të favorizuar të fortët apo për të shmangur ligjin ndaj vetë atyre. SHBA do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE.

Përkushtimi i SHBA ndaj shtetit ligjor është i palëkundur. Po na shihni këtë ta bëjmë në çështjen Tahiri apo Shullazi. Ne nxisim politikën për të bërë pjesën e tyre që të bëjnë një sistem gjyqësor më të mirë. Ata duhet të punojnë më shumë dhe të bashkëpunojnë”- tha  zv.ambasadorja e SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat