Vrasja në ish-Bllok: zbulohet autori i krimit, një efektiv i Forcave Komando

Shqipëria

Vrasja në ish-Bllok: zbulohet autori i krimit, një efektiv i Forcave Komando

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 11:51
Ngjarja në ish-Bllok

Identifikohet autori i ngjarjes së ndodhur mbrëmë në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Laert Hado.

Policia pritet të dalë me një deklaratë për median ndërsa mësohet se njëri prej të plagosurve ka dhënë dhe dëshmi mbi atë që ka ndodhur, informon Ora News.

“Policia ka zbardhur të gjithë ngjarjen e ndodhur pasi ka ndodhur në një ambient të brendshme të lokalit.  Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë si dhe njëri prej të plagosurve ka folur duke dhënë dëshminë mbi atë që ka ndodhur. Burime nga policia bëjnë me dije se ka qenë një konflikt për motive të dobëta që ka përfunduar më pas në përdorimin e armëve” informon gazetarja e Ora News.

Burimet bëjnë me dije se autori është është efektiv i Forcave Komando një eksperti i përdorimit të armëve.

Policia pritet të publikoje nje njoftim te detajuar në orët në vazhdim për të informuar dhe detaje lidhur me ngjarjen, por dhe identitetin e autorit që momentalisht për arsye hetimore nuk jepet. Ka nisur puna për arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat