Shkollë pa ujë dhe pa tualete në Fushë-Bulqizë, por nuk ndërhyn askush

Shqipëria

Shkollë pa ujë dhe pa tualete në Fushë-Bulqizë, por nuk ndërhyn askush

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 13:02
Pamje nga video

Në shkollën e Fushë-Bulqizës duket sikur sistemi nuk ka ndryshuar kurrë. Punonjësit e njësisë administrative kalojnë çdo ditë para godinës për të shkuar në punë në ndërtesën ngjitur.

Por duket se ata jo vetëm nuk shohin, por edhe as nuk dëgjojnë. Prindër, nxënësit dhe vetë drejtori ngrenë zërin prej kohësh.

60 nxënësit mësojnë çdo ditë pa ujë, pa banjë, në klasa me mure të plasaritur e plot lagështi ne qendër të Fushë Bulqizës.

Prej vitesh në këtë shkollë nuk investohet. Nxënës e prindër presin edhe këtë vit me shqetësim dimrin, kur të nxënit në këtë shkollë u mëson edhe sakrificën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat