Bashkëpunimi kufitar Shqipëri-Greqi, thirrja e 4-t për projekte strategjike

Shqipëria

Bashkëpunimi kufitar Shqipëri-Greqi, thirrja e 4-t për projekte strategjike

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 13:52
Pamja nga takimi

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Greqi – Shqipëri (2014 – 2020) së shpejti do të çelet thirrja e re për aplikime të projekteve strategjike të bashkëpunimit ndërkufitar.

Këshilli i Qarkut Vlorë, i përfaqësuar nga Kryetari Ervis Moçka po merr pjesë si anëtar me të drejtë vote, në takimin e 4-t të Komitetit të Përbashkët Monitorues në Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Greqi – Shqipëri 2014 – 2020.

Takimi i mbajtur në Prevezë ka rëndësi të veçantë për thirrjen e re të miratimit të projekteve strategjike të bashkëpunimit ndërkufitar.

Komiteti i përbashkët miratoi rregullat e thirrjes së 4-t e cila do të përqendrohet në projekte mbi dy prioritete.

Konkretisht ajo zynon rritjen e efiçencës energjetike në institucionet dhe hapësirat publike, si dhe ruajtjen dhe promovimin e burimeve natyrore dhe kulturore me qëllim zhvillimin e turizmit ndërkufitar.

Këshilli i Qarkut Vlorë inkurajon të gjithë aktorët rajonal, institucione publike dhe organizata të shoqërisë civile, që të marrin pjesë në thirrjen e 4-t, e cila do të shpallet së shpejti, dhe ofron gjithë mbështetjen e nevojshme për identifikimin e partnerëve të mundshëm nga pala greke. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat