‘Na grabitën shqiptarët’, por më pas policia zbulon se ...

Shqipëria

‘Na grabitën shqiptarët’, por më pas policia zbulon se ...

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 14:25
Foto

Dy djem të moshës 27 e 28 vjeç nga Cremona u kthyen në shtëpi me shenja në fytyrë e krahë, ndërsa njëri kishte edhe një të çarë në gjoks.

U thanë familjarëve se ishin sulmuar e grabitur nga tre të huaj.

Duke  përshkruar si ‘me shumë mundësi shqiptarë’ e të armatosur me mjete prerëse, dy italianët thanë se grabitësit i kërcënuan për t’u marrë paratë, por mundën t’u shpëtonin.

Megjithatë, karabinierët kuptuan që dy djemtë kishin shpikur gjithçka dhe i denoncuan për simulim krimi.

Telekamerat në Piazza Lodi, ku thanë se ndodhi ngjarja, nuk kanë regjistruar asnjë tentativë grabitjeje.

Shenjat në fytyrë e krahë janë pasojë e një sherri të dhunshëm pas një feste me bazë droge ku dy djemtë kishin qenë të pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat