Artan Hoxha zbërthen vrasjen në ish-Bllok: Vrasësi, një komando

Shqipëria

Artan Hoxha zbërthen vrasjen në ish-Bllok: Vrasësi, një komando

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 14:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha në një lidhje telefonike me Report Tv zbardhi detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në ish-Bllok. Sipas tij, ka pasur reagim të shpejtë si nga policia dhe nga prokuroria dhe janë identifikuar autorët, persona të shpallur në kërkim.

Hoxha thotë se personi që qëlloi mbi grupin e Ervis Martinajt është një komando i cili një ditë më parë ishte në detyrë, ndërsa sot në kërkim. Burime të Report TV bëjnë me dije se komondoja është identifikuar si Marvjol Bilo 41-vjeç.

“Ajo që dihet deri më tani është fakti se në vendin e ngjarjes ka qëlluar një person. Personi që ka hapur zjarr është pjestar i forcave Komando. Po bëhet verifikimi nëse qëlloi me armën e shërbimit apo arma me të cilën qëlloi është e paregjistruar. Bëhet fjalë për një pistoletë Glock që rezulton të ketë numrin e serisë së fshirë. Arma tjetër e ndodhur në vendngjarje, ajo e viktimës Fabjol Gaxha është një armë me të cilën është qëlluar vetëm një herë. Fisheku i dytë ka mbetur në gojën e pistoletës. Konflikti ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Personi që ka qëlluar është pjesëtar i forcave Komando. Qitjet e tij ndaj të tjerëve janë të gjitha në kokë dhe në gjoks. I vdekuri Fabjol Gaxha ka dëmtime në kokë, po ashtu edhe Ervis Martinaj është goditur në qafë. I plagosuri tjetër Eljon apo Esmeraldo Hato është nga Shkodra vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, u plagos me 1 plumb në kokë dhe tre plumba në gjoks. Ai ka qëlluar jo më shumë se 10 herë me pistoletën Glock që ka 19 fishikë. Ajo që dihet është se qitjet janë bërë nga një dorë e stërvitur, nga një qitës që e ka instikt të shtënën me armë, prandaj edhe goditjet e tij janë në kokë dhe në gjoks. Komando deri dje ka qenë në shërbim sot është kërkim, nuk është kapur. 

Artan Hoxha

Nëse është apo jo këngëtarja Elvana Gjata molla e sherrit, Hoxha thotë se motivi i ngjarjes nuk është aq i thjeshtë sa ka dalë deri tani. Motivin mund ta sqarojnë vetëm dëshmitarët në vendngjarje, sipas tij.

Por si ndodhi i gjithë konflikti? Hoxha thotë se grupi i Ervis Martinajt hyri i pari në lokalin 'Metropol'. Dy shoqëruesit e tij u ulën në tavolinë dhe iu servir verë, ndërsa Martinaj qëndroi në banak. Pas këtij momenti ndodhi edhe përplasja me armë.

“Fillimisht ka pasur konflikt fizik. Personi i vrarë është i pari që ka nxjerrë pistoletën, por për shkak të stërvitjes komando i ka neutralizuar të dy,  ka qëlluar viktimën dhe më pas ka qëlluar Martinajn që ndodhej në banak. Personi i plagosur në banak ka hyrë në tualet pas ngjarjes, është gjetur një vijë gjaku nga banaku drejt tualetit, që tregon lëvizjet e tij. Grupi i Ervis Martinajt, shoqëruesit e tij, kanë qënë të ulur në tavolinën qendrore të lokalit. Lokali nuk ka dritare. Ka një tavolinë të madhe në qëndër dhe disa tavolina më të vogla. Ka dy palë dyer, të jashtmen dhe të brendshmen Po ashtu edhe pronari i lokalit ka qenë në banak kur ndodhi ngjarja. Redi Popesku është i shoqëruar për të sqaruar motivin e ngjarjes. Nga pamjet filmike rezulton se grupi i Martinajt ka hyrë në lokal të parët. Shoqëruesit e tij u ulën në tavolinën e madhe. Atyre iu është servirur verë, sepse gotat janë gjetur në tavolinë të paprekura ndërsa Martinaj qëndroi banak. Në momentin që kanë hyrë një grup prej 4 personash mes tyre edhe  komandoja ka pasur një shkëmbim batutash. Ka pasur një tentativë të viktimës për ta goditur komandon fizikisht dhe pastaj ka ardhur reagimi i tij"

Artan Hoxha

Sipas Hoxhës, për ngjarjen janë ndalur dy pjesëtare të policisë, njëri i Lezhës dhe tjetri i Durrësit, që rezultojnë të jenë pjesë e skuadrës operacionale, njëri dyshohet të jetë pjesë e grupit të Martinajt dhe tjetri dyshohet të ketë penguar punën e policisë. Hoxha thotë gjithashtu se i plagosuri tjetër në ngjarje, Eljon Hato që ndodhet në gjendje të rëndë në spital është një person me precedent të mëparshëm penal.

“I plagosuri Eljon Hato është një person me precedent të mëparshëm penal dhe me origjinë nga Shkodra. Pë ngjarjen janë ndaluar dy pjesëtare të policisë së Durrësit dhe Lezhës, kanë qënë trupë e skuadrës operacinale më përpara, janë policë me përvojë dhe eksperiencë në detyrë. Njëri dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të Martinajt dhe tjetri se mund të ketë penguar policinë në ushtrimin e detyrës së saj, të dy janë me orgjinë nga veriu”.

Gazetari Hoxha shton se njëri prej policëve të ndaluar është personi që shoqëroi me një BMË drejt spitalit Ervis Martinajn, i cili ka pasur një hemorragji pas plagosjes.

“Personi që e transportoi Ervis Martinajn me një BMW X5 është një nga pjesëtaret e policisë. Ai është duke u trajtuar në një spital privat”

Artan Hoxha

Personave të përfshirë në ngjarje policia iu ka kontrolluar banesat dhe bizneset, ndërsa janë sekuestruar dy kasaforta, njëra e super e sigurt.

Operacionet janë në vijimësi e sipër, ka pasur kontrolle në banesat e personave të përfshirë në sherr. Janë kontrolluar bizneset e tyre, janë sekuestruar edhe dy kasaforta, njëra prej tyre është shumë e madhe e koduar, e super siguruar dhe pritet të hapet nesër. Vazhdojnë kontrollet e imtësishme në lidhje me ngjarjen.

Artan Hoxha

Ngjarja e mbrëmshme ka impakt të gjerë dhe duhet zbardhur tha Hoxha. Sipas tij një natë më parë në spital kanë shkuar edhe shoqërues politikanësh për tu interesuar për fatin e të plagosurve.

“Gjatë orëve të mbrëmshme shumë personazhe shoqërues të politikanëve të rëndësishëm për ë mësuar mbi fatin e personave të përfshirë në vendngjarje, tregon se është komplekse dhe duhet zbardhur”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat