Ngjarja në ish-Bllok/ Komandoja nuk tregoi pse po largohej nga Shqipëria; Forcat Speciale nisen nga Tirana - Bota Sot
Ngjarja në ish-Bllok/ Komandoja nuk tregoi pse po largohej nga Shqipëria; Forcat Speciale nisen nga Tirana

Shqipëria

Ngjarja në ish-Bllok/ Komandoja nuk tregoi pse po largohej nga Shqipëria; Forcat Speciale nisen nga Tirana

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 22:22
Policia shqiptare

Një person është ndaluar pak çaste më parë nga policia kufitare e Kakavijës, në përpjekje për tu larguar drejt Greqisë. Geldo Hoti, 37-vjeç, figuron mes emrave të përmendur në vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në qendër të Tiranës. Hoti, 37-vjeç, është pjesë e Forcave Komando, ndërsa ai u ndalua në momentin që po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Ky shtetas mund të ketë dijeni për motivet e vrasjes. Policët e kontrollit të Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës, e kanë pyetur Hotin për qëllimin e daljes drejt Greqisë. Ai nuk është përgjigjur. Pas kësaj është shoqëruar nga dy efektivë, dhe nga kontrolli ne TMIS rezultonte në kërkim nga polica.

Gjatë ndalimit dhe shoqërimit nuk ka bërë rezistencë. Pas kontrollit fizik, është shoqëruar në komisariatin e Policisë Gjirokastër, në pritje që prej andej, të transportohet  drejt Tiranës.

Trupat Speciale të Policisë janë nisur urgjent drejt Gjirokastrës, për marrjen e këtij personi të ndaluar dhe sjelljen e tij në Tiranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...