Zbulohet lidhja e hershme e Edi Ramës me Ervin Matan

Shqipëria

Zbulohet lidhja e hershme e Edi Ramës me Ervin Matan

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 08:32
Edi Rama

Përplasja me armë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e të enjtes ka vënë në siklet të madh qeverinë dhe veçanërisht Kryeministrin Edi Rama. Kjo për faktin se dy bandat që bënë luftën me armë në mes të ish- Bllokut janë njerëz të pushtetit aktual. 

Pasi u mundua të fshehë detaje nga ngjarja dhe emrat e personazheve në përplasje, policia publikoi një njoftim se ka shpallur në kërkim edhe një person me inicialet E.M. Mediat gjetën se për kë bëhej fjalë dhe publikuan emrin e plotë Ervin Mata. Ervini Mata është djali i Luan Matës dhe nipi i kunatit te Dash Pezes, njeriu i afërt i Ramës. 

Emri i Matës u përfol në rastin e privatizimit të “Ish Ekspozitës Shqipëria Sot”. Kompania e tij Victoria Construction fitoi te drejtën te zhvilloje zonen prioritare. Luan Mata është kushëriri i Ilir Mates kunatit te Dash Pezes dhe njërit prej njerëzve me te afërt te Edi Ramës i cili ka udhëhequr aksionin e privatizimit te truallit te perfolur pas prishjes se kontrates se familjareve me Vision Construction.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat