Paketa antishpifje, juristët mbështesin nismën, avokati Saimir Vishaj: Të ndëshkohen, media gaboi me Xhisielën

Shqipëria

Paketa antishpifje, juristët mbështesin nismën, avokati Saimir Vishaj: Të ndëshkohen, media gaboi me Xhisielën

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 09:54
Saimir Vishaj

Avokati penalist Saimir Vishaj në një intervistë për Report Tv shprehet se shpifjet dhe të pavërtetat duhen penalizuar por për këtë ekziston kuadri ligjor dhe s’ka nevojë të një ligj të ri se sa për respektimin e ligjeve aktuale.

Vishaj shpjegon se paketa ligjore aktuale përfshin edhe rrjetet sociale dhe mjafton që ato të jenë të regjistruara dhe mbajnë përgjegjësi për çdo shpifje apo të pavërtetat që shpërndajnë në rrjet.

I pyetur për dosjen “Xhisiela” ku e reja nga Fushë-Kruja, është kthyer në aktualitetin e ditës, Vishaj shprehet se media ka gabuar në këtë rast duke bërë hetuesin dhe është e nevojshme që ajo të lihet e qetë.

Sipas Vishajt, rasti është mediatizuar për faktin se është djali i një politikani i përfshirë në këtë histori por për të shoqëria duhet të reagojë për të dënuar dhunën e përhapur masivisht ndaj vajzave dhe grave.

Për këtë rast në pranga është Rexhep Rraja për të cilin Gjykata e Krujës ka vlerësuar të ligjshëm arrestin dhe masën e sigurisë “arrest me burg” pas kërkesës së prokurorisë e cila e heton atë për veprën penale të përndjekjes ndaj shtetases Xhisiela Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat