Kryemadhi: Kur të pini kafe në Bllok, merrni me vete jelek antiplumb

Shqipëria

Kryemadhi: Kur të pini kafe në Bllok, merrni me vete jelek antiplumb

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 11:47
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nga Berati ku ditën e sotme zhvilloi një takim me strukturat e partisë tha se shteti ka rënë dhe është i kapur.

Duke komentuar ngjarjen e dy netëve më parë në Tiranë, ku në zonën e ish-Bllokut u vra një person dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, dha një porosi.

“Kur të pini kafe në Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identikuar por nuk ndalohen”, u shpreh Kryemadhi.

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, ajo shtoi se Edi Rama  po e përdor si mundësi për të mbuluar krimin e organizuar.

Sipas saj, shteti drejtohet me ligje, Kushtetutë dhe drejtësi për qytetarët, duke deklaruar se nuk mund të jetë djali i një deputeti të Ramës, më i mirë se djali i një deputeti apo qytetari të thjeshtë.

Ndërsa për strukturat e LSI tha se, “Ju bëj thirrje që të krijojnë vend për gjithë ata të zhgënjyuetr nga PS që do të vijnë drejt nesh”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat