Vrasja në Bllok, avokati i Martinajt sqaron se si ka ndodhur ngjarja

Shqipëria

Vrasja në Bllok, avokati i Martinajt sqaron se si ka ndodhur ngjarja

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 12:47
Avokati Mirash Martini

Avokati i Ervis Martinajt, Mirash Martini është shprehur se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.

Duke folur mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Repolitix’ në ReportTv se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen.

Ai ka sqaruar se Martinaj është futur për të shuar sherrin që kishte nisur mes komandos dhe Fabjol Gaxhajt.

Sipas avokatit, Martinaj ishte duke pirë një gotë verë në banak me pronarin e lokalit Monopol, Popescu kur ka nisur sherri.

Ai është shprehur se Martinaj ka njohje me Ervin Matën, ndërsa nuk ka pasur armë me vete.

‘Klienti është jashtë rrezikut, policia nuk i ka marrë dëshminë. Ka dashur që shpjegimin ta japë përmes avokatit.

Ervis Martinaj nuk ka pasur konflikt me asnjë nga personat në lokal. Personat në lokal kanë qenë të njohur dhe miq. Konflikti ka qenë i papritur, ai ka qenë në banak.

Ka zgjatur në pak sekonda, Ervis Martinaj hyri mes tyre për të shuar sherrin. Në momentin që ka hyrë sherri ka qenë mes Gaxhajt dhe komandos, që Ervis Martinaj nuk e njihte. Nuk e di pse ka qenë sherri. Ervis Martianj nuk ka qenë objektiv i goditjes, hyri për të shuar sherrin.

Martianj ka lidhje miqësore të vjetër me Fabjol Gaxhajn, por nuk ishte badigardi i tij, por kishte një njohje të vjetër. Ata nuk ishin as në tavolinë, pasi Martinaj ka qenë në banak me pronarin e lokalit Popescu. Ervis Martianj nuk ka shkuar në lokal me plan për të shuar sherrin.

Ai ka njohje me Popescun. Sherri zgjati pak sekonda, ai sikur ka qenë me një gotë vere në dorë...nuk ka qenë ai objektivi. Eljon Hato ka një njohje të largët me Martinajn, por nuk shoqërohen në mënyrë të vazhdueshme.

Martinaj nuk ishte nisur për te ‘Monpol’, por është takuar me pronarin e lokalit dhe i ka ftuar ai për të pirë diçka. Nuk e di se për çfarë është ndalur Ervis Martianj. Nuk kam një informacion se cili është arresti. Këtë do të sqarojë prokuroria, pasi deri nesër duhet të dërgojë aktet.

Martinaj nuk ka pasur armë me vete. Pas ngjarjes ai është larguar me taksi për në spital’, është shprehur mbrëmjen e djeshme avokati, Mirash Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat