Vrasja në ish-bllok, prokuroria kontroll tabulatet telefonikë të të kërkuarve

Shqipëria

Vrasja në ish-bllok, prokuroria kontroll tabulatet telefonikë të të kërkuarve

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 15:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuroria e Tiranës kërkon nga kompanitë celulare të dhëna për numrat celularë dhe tabulatet, që mbrëmjen e 4 tetorit kanë qenë në zonën e ish-Bllokut para dhe pas momentit të shkëmbimit të zjarrit ku pati një viktimë dhe tre të plagosur.

Nga hetimet e Prokurorisë dhe Policisë për zbardhjen e këtij krimi rezulton se Ervin Mata, Mevjol Bilo dhe Fabiol Alushi prej momentin të largimit nga vendngjarja i kanë të fikur celualrët dhe prej dy ditësh ata janë persona në kërkim.

Ndërsa dy personat e plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën ende nuk janë marrë në pyetje nga hetuesit, mes tyre Ervis Martinaj dhe Eljon Hota.

Hota rezulton se ka dëmtimet më të mëdha, ndërsa prej 2017, paçka se u arrestua me akuza të rënda si përgatitje vrasjeje, armbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi, ai me vendim gjykate kishte fituar lirinë nga gjykata e Shkodrës.

Kjo liri e Hotës, në shkurt 2018 ishte ankimuar nga prokuroria e Shkodrës e cila për të kishte kërkuar mbi 22 vite burg.

Këtë të shtunë pritet që avokati i Martinajt, Mirash Martini të njihet me akuzën zyrtare të klientit të tij,për të cilin në emisionin “Repolitix”, ai sqaroi se jo vetëm që s’ka qenë pjesë e shkëmbimit të zjarrit,  pasi nuk mban armë por është futur për t’i ndarë.

Mbrëmjen e 4 tetorit, në lokal Monopol në rrugën “Ibrahim Rugova” në bllok u përfshin në shkëmbim zjarri disa persona, ku Fabiol Gaxha mbeti i vdekur, Ervis Martinaj, Eljon Hota, mbetën të plagosur ndërsa në kërkim janë i dashuri Elvana Gjatës, Ervin Mata, komando Mervjol Bilo që dyshohet se qëlloi mbi viktimën dhe të plagosurit si dhe Fabiol Alushi.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme në Kakavije në kufirin shqiptaro-grek u ndalua, Gelo Hoti, 37 vjeç i njohur si mik i komandos Bilo, policia sqaroi se e ka ndaluar atë për të hetuar nëse ka apo jo dijeni për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat