Ministria e Brendshme konferencë për ngjarjen e Dibrës: Kemi vënë në pranga autorin

Shqipëria

Ministria e Brendshme konferencë për ngjarjen e Dibrës: Kemi vënë në pranga autorin

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 17:02
Romina Kuko

Përmes një konference për shtyp zëvendës ministrja e Brendshme, Romina Kuko u shpreh lidhur me një ngjarje me një furgon që transportonte nxënës në qytetin e Dibrës, të denoncuar nga Ministria e Arsimit.

Ministria e Brendshme është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit lidhur me një incident të ndodhur në furgonin, i cili transportonte nxënës në Dibër. Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë Policisë të veprojë. 

Policia ka identifikuar autorin, i cili aktualisht mbahet në ambjentet e Komisariatit të Dibrës për të kryer veprimet e para procedurale. Pas përfundimit të këtyre veprimeve, Policia e Shtetit do të dalë në një deklaratë të detajuar sqaruese për ngjarjen. 

Ministria e Brendshme nxit Policinë e Shtetit të kryejë të gjitha veprimet ashtu siç e ngarkon ligji. Siguria e qytetarëve vjen e para. 

Siguria e fëmijëve vjen qëndron mbi gjithçka. Çdo abuzim ndaj tyre do të ndëshkohet me zero tolerancë. Nxisim gjithashtu qytetaret te denoncojne çdo shkelje ne numrin 112 dhe ne Komisariatin Dixhital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat