Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke reaguar mbi lëshimin e flet-arrestit për Albert Veliun, shkruan se fakt është droga biznes qeveritar.
Manjani: Me aktor apo me personazhe realë, nuk është ky thebi!
Nëse vërtetë një aktor ka luajtur një rol, aq më keq për qeverinë, se e bën atë budallaqe përveç se të ligë!
Fakti është që droga është biznes qeveritar; Agroni shkoi në burg; Fatmiri ende bën ligjin dhe drejtësinë; Edwini bën tellallin e sundimit të krimit.
Prokuroria është thjesht instrument i qeverisë, për aq kohë sa nuk merret me thelbin, pra me trafikun e drogës dhe me krimin.
Jetojmë në Republikën e dhunës së të fortëve dhe të idiotëve që i ha miza për çdo fjalë që dëgjojnë.
Kush guxon të denoncojë shpallet armik dhe arrestohet! Arsyeja e arrestimit është se i aktivizon “mizën nën kësulë” qeverisë.