Denoncim: S'kam lënë vend pa e kërkuar, prej 6 muajsh s’gjej dot burrin...

Shqipëria

Denoncim: S'kam lënë vend pa e kërkuar, prej 6 muajsh s’gjej dot burrin...

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një mesazh që i ka ardhur nga një qytetare, e cila i tregon se prej 6 muajsh nuk ka mundur të këtë asnjë kontakt me bashkëshortin e saj.

Në postimin e bërë në Facebook, Berisha shkruan: Babai i tre fëmijëve i zhdukur prej 6 muajve, narkopolicia në gjumë!

POSTIMI I PLOTË:

“Jam nje qytetare e Bulqizes nuk kam kontakte me bashkeshortin e femijeve nga 6 muaj dhe skam len vend pa u ankuar. Policia e qytetit te Bulqizes me kan kthyer pergjigje negative dhe nuk me japun asnje arysetim perkundrazi me kan dhen dokumenta absolutisht tjera per te firmosur

Dhe un nga emocionimi edhe hallet e medhaja qe kam mbi supe sepse kam 3 femije edhe kam njerin femije me ftesi te kufiazuara skam asnje te ardhur familjare

Nuk kam asnje kontakt me bashkshortin tim babain e tre femijeve te cilet po i rris me teper pa buk”, thuhet në mesazhin që i ka ardhur ish-kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat