“Nuk ka pasur sherr mes Vis Martinit dhe Ervin Matës”

Shqipëria

“Nuk ka pasur sherr mes Vis Martinit dhe Ervin Matës”

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 09:29
Avokati i Martinit është shprehur se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me sherrin

U zhvillua në spital seanca për caktimin e masës së sigurisë për Ervis Martinin dhe Eljo Haton, të cilët mbetën të plagosur nga përplasja me armë zjarri mbrëmjen e të enjtes në zonën e ish-Bllokut.

Avokati i Martinit është shprehur se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me sherrin dhe në dosjen e Prokurorisë nuk ka asnjë provë që e implikon në këtë ngjarje.

“Nuk ka të dhëna se Martini kishte konflikte. Sherri ka qenë mes dy personave, Fabiol Gaxhës, i cili është konfliktuar në mënyrë verbale me komandon që nuk njihej nga Martini. Martini nuk ka pasur lidhje me këtë ngjarje. Ervis Martini ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën, janë takuar në lokal. Ai të vijë dhe të japë sqarime, sepse nuk rezulton që të ketë pasur konflikt me Ervin Matës dhe Vis Martinit. Në sherr nuk ishte i përfshirë klienti im. Ka qenë i pranishëm, por s’ka qenë pjesë e sherrit. Në sherr janë përfshirë Gaxhaj dhe ai që është identifikuar si komando”, u shpreh Mirash Martini, avokat i Ervis Martinit.

Prokuroria duhet të nxitojë pasi gjykata e la vetëm 30 ditë në burg Martinin. Nëse organi i akuzës nuk ofron prova shtesë, Martini lirohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat