Mafia nuk ndalet/ Toto Rino ishte me fin, lexojeni çfarë i bën ‘Rilindja’ Xhisielës

Shqipëria

Mafia nuk ndalet/ Toto Rino ishte me fin, lexojeni çfarë i bën ‘Rilindja’ Xhisielës

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 12:00
Toto Rino

Toto Rino, simboli i krimit dhe mafies të shekullit të kaluar, përdhunimet nuk i praktikonte, madje as tradhtitë bashkëshortore.

Por shikoni se çfarë po i bën “Rilindja” një jetime të dhunuar dhe marrë peng nga djali i një deputeti të Edi Ramës.

Fillimisht nuk ja pranuan denoncimin, më pas e kërcënuan ta tërhiqte, me vonë planifikuan ta vrasin nënkomisarin që pranoi denoncimin e vajzës, pastaj e nxorën të dhunuarën ekraneve për të dëshmuar kundër denoncimit të saj në polici.

Nuk u mjaftuam me kaq.

I hedhim eksploziv në shtëpi, dhe e detyrojnë të akuzojë opozitën. Të gjitha sa thamë me sipër të denoncuara nga vetë Xhiesela dhe nënkomisari azilant tashmë.

Luajtën lojë politike, dolën bllof.

Unë jam Xhisiela, të vërtetën e di unë dhe vetëm unë

Deri dje nuk isha e rrezikuar, sot po rrezikohem nga opozita.

Opozita po më kërcënon drejtpërdrejt.

Isha në shtëpi kur u hodh eksplozivi. Familjarët u trembën nga shpërthimi i fuqishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat