“Bajrët flisnin më shumë me politikanë”: Basha prezanton platformën për çlirimin e zgjedhjeve

Shqipëria

“Bajrët flisnin më shumë me politikanë”: Basha prezanton platformën për çlirimin e zgjedhjeve

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 12:04
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, parashtroi paraditen e së hënës platformën e quajtur “Çlirimi i Zgjedhjeve”, me anë të së cilës, sipas tij, do të mund të bëhet ndarja e politikës nga krimi.

“Vota në Shqipëri diktohet nga krimi, paratë e pista dhe presioni shtetëror. Problematika zgjedhore është evidentuar edhe në raportin e fundit të OSBE-ODIHR-it. Kemi nevojë urgjente për të çliruar votën nga krimi dhe jo për amendime fasadë”, deklaroi Basha.

“Po nuk u nda politika nga krimi nuk ka shans për zgjedhje të lira e të ndershme. Ngjarjet kriminale të ditëve dhe javëve të fundit kanë patur një të përbashkët: kudo ku ka krime të rënda ka lidhje të autorëve me zgjedhjet”, shtoi kreu i PD-së.

Basha theksoi se opozita nuk konkurron me socialistët, por me kriminelët.

“Pushteti i marrë përmes krimit vihet në shërbim të krimit dhe mbahet përmes krimit. Platforma e opozitës konsiston në dekriminalizimin e procesit zgjedhor, sistem masash kundër shit-blerjes së votës, reduktim të shpenzimeve të fushatës dhe financim shtetëror, numërimi elektronik i votave”, deklaroi Basha.

“Bajrët, përgjimet treguan se flasin më shumë për politikanë se sa kriminelë. E njëjta gjë në Elbasan, nga Çelajt dhe Sanxhaktarët, bandat janë kthyer në faktorin më të rëndësishëm të zgjedhjeve. Saimir Tahiri apo Vangjush Dako në Durrës, në Vlorë kaluam nga Habilajt, në Dibër Ymer Lala, në Tiranë nga Emiliano Shullazi te Dritan Dajti vijojnë të marrin vendimet politike,” tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat