I dyshuar për vrasjen në ish- Bllok, merret vendimi për Geldo Hotin

Shqipëria

I dyshuar për vrasjen në ish- Bllok, merret vendimi për Geldo Hotin

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:15
Geldo Hoti

45 ditë burg vendosi sot Gjykata e Tiranës për Geldo Hotin, të arrestuarin për ngjarjen e ndodhur në Bllok pak ditë më parë ku mbeti një person i vrare dhe tre të plagosur.

Krimet e Rënda e kanë cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij dhe i kanë vendosur masën e sigurisë arrest me burg.

37 vjeçari Hoti u ndalua mbrëmjen e 5 tetorit në Kakavijë në tentativën për tu larguar nga Shqipëria.

Ai  dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë përplasjes me armë mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat