Kroati humbet kuletën në Sarandë, shqiptari i kthen atë përmes postës

Shqipëria

Kroati humbet kuletën në Sarandë, shqiptari i kthen atë përmes postës

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 21:50
Kuleta e Vlatko Horvat

Një person nga Kroacia kishte ardhur gjatë verës së këtij viti në bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore.

Mirëpo gjatë kohës sa kishte qëndruar në bregdetin e Sarandës ai kishte humbur kuletën e tij me para dhe dokumente në të.

Fillimisht ai nuk e kishte vënë re një gjë të tillë deri sa kishte marrë një mesazh nga dikush që kishte gjetur kuletën e tij.

Pas disa ditësh, kuleta i kishte ardhur në adresën e tij me anë të postës me të gjitha gjërat e vlefshme brenda saj pasi atë e nisi drejt tij shqiptari nga Albano Koka.

Për më shumë ja postimi i plotë i kroatit Vlatko Horvat:

”Çfarë ndodh kur ju humbni kulen tuaj në Shqipëri?

Isha në Sarandë me një mik, prej aty vazhduam me anije për në Zakynthos në Greqi (pas 5 orë vozitje) më vjen mesazhi: “E di se keni kaluar mirë në Sarandë, por ju nuk do të duhej harruar një djalë kaq të mirë”.

Nuk e besoja se do të merrja prapë kuletën time, një djalosh e gjeti atë, me kontaktoi dhe ma ddërgoi atë në Kroaci.

Thosha, nuk ka asnjë mënyrë që ajo të vijë, por kuleta sot arriti. Me të gjitha paratë dhe dokumentet brenda.

Të lumtë. Albano Koka, faleminderit shumë!

Dhe po, Shqipëria është e bukur…dhe shqipëtarët janë ekstra”.

Ky është djaloshi që ka gjetur kuletën e tij dhe ia ka dërguar me postë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat