Lotaria/ Ambasada e SHBA-ve paralajmëron: S’kualifikoheni nëse bëni këtë veprim - Bota Sot
Lotaria/ Ambasada e SHBA-ve paralajmëron: S’kualifikoheni nëse bëni këtë veprim

Shqipëria

E martë, 16 tetor 2018

Lotaria/ Ambasada e SHBA-ve paralajmëron: S’kualifikoheni nëse bëni këtë veprim

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 00:41
Ilustrim

Ambasada e Amerikane në Tiranë ka këshilluar të gjithë qytetarët që aplikojnë për lotarinë amerikane të bëjnë kujdes në mënyrë që të mos s’kualifikohen.

Me anë të një njoftimi në “Facebook”, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë bën me dije se ligji lejon vetëm një regjistrim përgjatë periudhës së regjistrimit dhe nëse aplikoni më shumë se njëherë s’kualifikoheni automatikisht.

Statusi i plotë:

???????? | #këshillaeditës | Ligji lejon vetëm një regjistrim për cdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen. Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit ???? https://bit.ly/2l7myjg#pyetanen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test