U dhanë 64 vite burg gjithë grupit, sot konkluzionet e avokateve të ‘Shullazit’

Shqipëria

U dhanë 64 vite burg gjithë grupit, sot konkluzionet e avokateve të ‘Shullazit’

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 09:11
Foto

Ditën e sotme mbrojtja e bandës "Shullazi" pritet të paraqesë konkluzionet në Gjykatën për Krime të Rënda.

Në seancën e kaluar prokuroria kërkoi ne total 64 vite burg për të akuzuarit.

Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga  11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.

Prokurorë të çështjes ishin drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani.

E gjithë seanca u zhvillua nën masa të forta sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat