Eksplozivi ndaj familjes së Xhiselës, shoqërohen në polici 16 persona

Shqipëria

Eksplozivi ndaj familjes së Xhiselës, shoqërohen në polici 16 persona

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 14:20
Xhisela Maloku

Policia e Fushë Krujës ka bërë shoqërimin në komisariatin e qytezës të 16 personave, të dyshuar si të përfshirë në ngjarjen e dy netëve më parë, duke vendosur eksploziv në shtëpinë e gjyshit të Xhisela Malokut.  Të shoqëruarit po merren në pyetje.

Aktualisht banesa ruhet nga forcat policore. Ngjarja ndodhi dy net më parë në fshatin Larushk Fushë-Krujë, ku një sasi eksplozivi u hodh në oborrin e përbashkët të banesave të Besim Muçës dhe Ramazan Muçës, i cili është gjyshi nga nëna i 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Bëhet fjalë për një sasi eksplozivi rreth 100 gram. Vetë Xhisela Maloku tha se e ka bërë denoncimin për xhelozi, pavarësisht ekspertizës mjeko ligjore. Ajo u mor në pyetje nga policia, ndërsa Rexhep Rraja ndodhet në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat