“Do prekim fundin”/ Aleati i Bashës, pesimist për opozitën e bashkuar

Shqipëria

“Do prekim fundin”/ Aleati i Bashës, pesimist për opozitën e bashkuar

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 18:10
Opozita

“Pushteti që ka rrëzuar shtetin”- kështu është shprehur kreu i PDS-së, Nard Ndoka njëherësh edhe aleati opozitar i Lulzim Bashës, në një postim në rrjetet sociale.

Ndoka ka thënë se asnjë hallkë e shtetit nuk funksion, qeveria është bërë njësh me krimin, ndërsa opozita ështe vetmja që funksionin normalisht.

Kreu i PDS-së është shprehur penimist sa i përket faktit se “Opozita e Bashkuar” mund t’ia dalë përballë kësaj situate.

Postimi i plotë:

Pushteti që ka rrëzuar shtetin. I vetmi institucion që po funksionon në këtë vend është Opozita. Gjykata Kushtetuese ka rënë, Prokuroria është gjunjëzuar, Policia e Shtetit është shpartalluar, qeveria është bërë njësh me krimin! Kemi një pushtet, që ka rrëzuar shtetin. A do mundet “Opozita e Bashkuar” të frenojë rrënimin?
Unë mendoj, se do prekum fundin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat