Kokëdhima: Nga 1996 në Shqipëri nuk ka mbajtur asnjëherë zgjedhje të lira

Shqipëria

Kokëdhima: Nga 1996 në Shqipëri nuk ka mbajtur asnjëherë zgjedhje të lira

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 18:38
Koço Kokëdhima

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka mbajtur fjalën e tij, në tryezën për reformën zgjedhore, në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, ku ka theksuar se në vendin tonë nuk janë mbajtur dhe nuk do të mbahen ndonjëherë zgjidhje të lira, sepse ato janë vjedhur dhe do të vidhen gjithmonë nga dy partitë e mëdha në vend.

“Nga 1996 deri sot Shqipëria nuk ka mundur të bëjë zgjedhje as të lira, as të barabarta, as të ndershme dhe as me standarde.

Në vitin 2008 Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nënshkruan përmes një puci kushtetues rrëzimin e republikës dhe restaurimin e një tiranie, e një regjimi hibrit, e një sistem qeverisës autoritar të kriminalizuar dhe të korruptuar. Sot në vend të republikës dhe ligjit, Shqipërinë e sundon marrëveshja midis dy partive: PS dhe PD. Shahen me libër shpie, por në thelbin e vet bashkëpunojnë ngushtësisht për të përjetësuar pushtetin e tyre dhe për të mbajtur peng Shqipërinë, siç po e mbajnë”, tha kryetari i partisë Zgjidhja.

“Unë shpreh pikëpamjen e partisë sonë dhe shumë partive të tjera, me të cilët i ndajmë së bashku këto shqetësime, se PS dhe PD as nuk kanë vullnet dhe as nuk janë përgatitur për tu ndarë nga kjo e kaluar e shëmtuar. As nuk kanë vullnet t’i çlirojnë zgjedhjet, as të bëjnë një reformë zgjedhore, që përfundimisht Shqipëria të ndahet nga zgjedhjet pa standard dhe zgjedhjet e manipuluara. Është koha që ta zgjidhim këtë çështje, ndërkohë që përpjekjet e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste nuk janë për ta zgjidhur këtë çështje as tani”, tha Kokëdhima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat