Atentat në Lushnje, vritet ish-kryeplaku i fshatit

Shqipëria

Atentat në Lushnje, vritet ish-kryeplaku i fshatit

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 22:49
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së kësaj të marte në Lushnje.

Një 44-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Shegas.

Policia bën të ditur se viktima është identifikuar si Qemal Alla, ish-kryeplak i këtij fshati.

Ai u qëllua me armë përpara derës së banesës së tij nga persona të panjohur. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar. 

Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje janë ende të paqarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat