5 shkarkime dhe 26 masa disiplinore, Gjonaj: Ndëshkim për ata që shfrytëzojnë punën në administratë

Shqipëria

5 shkarkime dhe 26 masa disiplinore, Gjonaj: Ndëshkim për ata që shfrytëzojnë punën në administratë

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 09:59
Etilda Gjonaj

Në konferencë për shtyp nga ambientet e kryeministrisë, ministrja e Drejësisë Etilda Gjonaj, ka njoftuar shkarkimin e pesë zyrtarëve nga detyra.

Bëhet fjalë për tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë nga Durrësi.

Gjithashtu përveç 5 shkarkimeve nga detyra “Taks Forca” ka rekomanduar 26 masa disiplinore.

Në fund, ministrja Gjonaj kërkoi ndihmën e qytetarëve për denoncimin e korrupsionit në mënyrë që shkelësit e ligjit të përballen me të.

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë: Do të ndëshkohën të gjithë ata që shfrytëzojnë punën në administratë. Qytetarët të dënoncojnë korrupsionin. Shkelësit e ligjit do të përballen me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat