Audio-përgjimi, reagon Nishani: A do të shkarkohen dhe arrestohen të akuzuarit?!

Shqipëria

Audio-përgjimi, reagon Nishani: A do të shkarkohen dhe arrestohen të akuzuarit?!

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 13:12
Bujar Nishani

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ndaj audio-përgjimit të publikuar mbrëmë në të cilin implikohen figura kyçe të shtetit dhe qeverisë, nga Taulant Balla e deri të Drejtori I Përgjithshëm I Policisë Veliu dhe Prokurorja e Përgjithshme Marku.

Nishani shkruan se me kamera të fshehta janë shkarkuar ministra, arrestuar gjyqtarë, drejtorë, doganierë etj, dhe mirë është bërë.

Më tej ai ngre pyetjen se cfarë do të bëhet me këtë rast, a do të shkarkohen dhe arrestohen të akuzuarit?

Ja postimi i plotë i ish-presidentit Nishani:

Me kamera të fshehta në këtë vend janë shkarkuar ministra, janë shkarkuar e arrestuar gjykatës, drejtorë arsimi e shëndetësie, mjekë, pedagogë, doganierë e lloj lloj sekserësh.

Eshtë bërë shumë mirë.

Po tani, që një dëshmitar “kyç” dhe i “rëndësishëm” i Prokurorisë së Krimeve të rënda deponon në kamera të fshehtë a do të shkarkohen dhe arrrestohen të paditurit?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat