Kishte një muaj që kërkonte interpelancë me Ahmetajn, Ruçi plotëson kërkesën e Braces

Shqipëria

Kishte një muaj që kërkonte interpelancë me Ahmetajn, Ruçi plotëson kërkesën e Braces

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 14:45
Erion Braçe

“Kërkoj interpelancë për një çështje konkrete me interes publik. Kanë kaluar dy të enjte dhe unë akoma po pres. Është neni 80 i Kushtetutës jo pika 80 e dëshirave të mia. Kemi 6 muaj që komunikojmë me shkresa, me lejoni të them se përgjigjet që kam marrë janë tallje. Bëhet fjalë për ligjshmërinë fiskale të një institucioni të caktuar…”, tha deputeti socialist Erion Brace seancen e kaluar parlamentare, duke iu referuar ministrit te Financave, Arben Ahmetaj.

Pas ankesës se Braces, Kuvendi ka përfshirë në axhendën e neserme ne Kuvend kërkesën e tij për interpelancë me ministrin e Financave dhe të Ekonomisë. Ne letren e publikuar ne faqen e Kuvendit, kerkesa e Braces eshte depozituar nje muaj me parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat