Prokurori Adnan Xholi në 11 tetor, në sitën e Vetingut

Shqipëria

Prokurori Adnan Xholi në 11 tetor, në sitën e Vetingut

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 16:15
Adnan Xholi

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi do t’i nënshtrohet procesit të Vetingut në 11 tetor.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me subjektin deklarues, Adnan Xholi, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari, Suela Zhegu do vërë përballë fakteve prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme për të vërtetuar pastërtinë e figurës, integritetin profesionale dhe pasurinë e tij. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat