Vrasja e trefishtë në Bulevard, Gjykata burg përjetë italianit

Shqipëria

Vrasja e trefishtë në Bulevard, Gjykata burg përjetë italianit

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 16:31
Pamje ku ishte kryer vrasja

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 3 personat e akuzuar si autorë të vrasjes së trefishtë të ndodhur më 27 majin e vitit 2015 në Bulevardin “Zogu i Parë”, duke i shpallur ata fajtorë për ngjarjen.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorit Përparim Kulluri për burg përjetë për italianin Salvatore Letizia.

Ndërkohë që për Klevis Doçin Gjykata ka dënuar me 27 vite burg Markelian Doçin, ndërsa Klevis Doçi do të vuaj 20 vite burg.

kërkoi dënimin me 24 vite burg për Klevis Doçin; 34 vite burg për Markelian Doçin dhe burgim të përjetshëm për italianin Salvatore Letizia.

Italiani Salvatore Letizia dhe vëllezërit Klevis e Markeljan akuzohen për vrasje për gjakmarrje, në lidhje me atentatin ku humbën jetën Mentor Lufi (xhaxhai i vëllezërve) dhe Besnik Sulku, i cili dyshohet se kishte paguar italianin për të vrarë Mentor Sulkun. /TCH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat