Qeveria rrit financimet për investime në sektorin e ujitje-kullimit

Shqipëria

Qeveria rrit financimet për investime në sektorin e ujitje-kullimit

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Qeveria ka shtuar fondin e financimit për investime në sektorin e ujitjes dhe kullimit, me qëllim ripërtëritjen e këtij sistemi në sipërfaqe më të mëdha tokash bujqësore.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, Këshilli i Ministrave vendosi në buxhetin e vitit 2018, miratuar për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, që të bëhen disa ndryshime:

a) Në programin buxhetor “Menaxhimi i infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes” 04240, shtohet fondi prej 165 000 000 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh, në zërin “Shpenzime kapitale”, dhe 28 964 000 (njëzet e tetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë) lekësh në “Shpenzime korrente” (art.602), për operimin dhe rehabilitimin e objekteve të infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja;

b) Në programin buxhetor “Zhvillimi rural” 04250, pakësohet fondi prej 165 000 000 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh në zërin “Shpenzime kapitale” dhe 864 000 (tetëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë) lekësh në “Shpenzime korrente (art.602);

c) Në programin buxhetor “Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit” 04220, pakësohet fondi prej 21 000 000 (njëzet e një milionë) lekësh në zërin “Shpenzime korrente” (art.602);

ç) Në programin buxhetor “Këshillimi dhe informacioni bujqësor”, 04860, pakësohet fondi prej 7 100 000 (shtatë milionë e njëqind mijë) lekësh në zërin “Shpenzime korrente” /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat