21-vjecari i zhdukur, e ëma e bën denoncimin pas një viti e gjysëm

Shqipëria

21-vjecari i zhdukur, e ëma e bën denoncimin pas një viti e gjysëm

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 00:24
Ilustrim

Një 21-vjeçar nga Tirana është zhdukur në rrethana misterioze nga familja.

Por e habitshmja eshte se nena e saj e ka bere denoncimin ne polici nje vit e gjysem pas zhdukjes se tij.

Mësohet se L. F., vjeçe 39, banuese në fshatin Tapizë, ka kallëzuar në komisariatin e Policisë Nr. 5 se, më datë 25. 03. 2017, i është larguar nga banesa, djali B. F., vjeç 21.

Njoftimi i policisë:
Më datë 09. 10. 2018, shtetësia L. F., vjeçe 39, banuese në fshatin Tapizë, kallëzon se, më datë 25. 03. 2017, i është larguar nga banesa, djali B. F., vjeç 21. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat