Vonesat e avionëve, Minarolli: Autoritetet shqiptare të penalizojnë kompanitë me oraret - Bota Sot
Vonesat e avionëve, Minarolli: Autoritetet shqiptare të penalizojnë kompanitë me oraret

Shqipëria

E premte, 19 tetor 2018

Vonesat e avionëve, Minarolli: Autoritetet shqiptare të penalizojnë kompanitë me oraret

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 08:41
Aviacioni Civil

Kompanitë e fluturimeve të cilat operojnë në Shqipëri dhe janë problematike mund të penalizohen nga institucionet shqiptare, duke i ndryshuar oraret e fluturimeve dhe duke i dhënë një hapësirë kohore jo të preferuar. Ish-drejtori i Aviacionit Civil, Ervin Minarolli, deklaron se pavarësisht se vonesat në fluturime janë një fenomen ndërkombëtar, e rëndësishme është që kompanitë e fluturimeve të kenë avionë të tjerë në dispozicion në mënyrë që të shmangen vonesat në rast defekti. Gjithashtu Minarolli i sugjeron qytetarëve që të ankohen për të marrë dëmshpërblim. 

Institucionet shqiptare mund të penalizojnë kompanitë e fluturimeve në rast të vonesave.

Ish-Drejtori i Aviacionit Civil, Ervin Minarolli, deklaron se ekziston mundësia që kompanive ti ndryshohet orari i prenotuar më parë në rast se ato nuk perfomojnë pozitivisht.

Sipas ish kreut të Aviacionit Civil, vonesat dhe defektet janë fenomene të njohura ndërkombëtarisht por zgjidhje për këtë thekson se janë avionët rezervë. 

Ervin Minarolli: Element që Autoriteti mund të rregullojë vonesat është ajo e sloteve duke qenë se linjat ajrore vinë dhe kërkojnë një orar për të fluturuar. Në raste kur nuk respektojnë orarin për një numër të caktuar fluturimesh, një për qindje të caktuar, atëherë i lind e drejta Autoritetit për t'ia mohuar këtë orar duke i vendosur një orar tjetër të papërshtatshëm. 

Minarolli sqaron se qytetarët shqiptarë duhet të bëjnë ankesa në rast të vonesave të fluturimeve dhe të përfitojnë dëmshpërblim.

Sipas tij, në Shqipëri ka munguar kjo kulturë edhe pse kohët e fundit është rritur ndërgjegjësimi.

Ervin Minarolli: Qytetarët kanë të drejtat e tyre që janë të listuara në aeroport. Ka detyrimin jo vetëm aeroporti për ti listuar por edhe kompania ajrore me të cilën fluturojnë, e cila duhet të ketë në banakun e check-it ku pranohen pasagjerët një listë që tregon se çfarë duhet të bëjnë pasagjerët në rast të vonesës së avionit.

Vetëm dy ditë më parë, dy avionë që duhej të niseshin nga Rinasi drejt destinacioneve të Italisë, shtynë fluturimet për shkak të problemeve teknike.

Kjo pasi avioni i kompanisë Blue Panorama ka pasur problem gjatë ngritjes, ndërsa tymi ka hyrë në kabinë dhe stafi u ka kërkuar pasagjerëve të zbresin menjëherë nga mjeti fluturues.

Për shkak të problemeve teknike orari i nisjes u shty edhe nga avioni i Albawings. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test