"Rama si Enveri" Ahmetaj tregon të përbashkëtat

Shqipëria

"Rama si Enveri" Ahmetaj tregon të përbashkëtat

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:01
Arben Ahmetaj

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj është thirrur në interpelancë nga deputeti Erjon Braçe.

Ndërsa po mbante fjalën e tij Ahmetaj për të vlerësuar punën e qeverisë Rama bëri dhe një paralelizëm.

Arben Ahmetaj: "Federata Shqiptare e Futbollit, për shkak të mbështetjes së drejtpërdrejtë buxhetore dhe ligjore të qeverisë 'Rama 1'ka tre stadiume të reja:

Stadiumi i Elbasanit, Stadiumi i Shkodrës dhe Kompleksi Sportiv i Tiranës.

Stadiume në këtë vend janë ndërtuar vetëm në 'Kohën e Enverit', kështu i referohemi, në 1980-n. që nga ajo ditë, stadiume janë ndërtuar vetëm në mandatin 'Rama 1', dhe vazhdojnë në mandatin 'Rama 2' dhe jam i bindur që do vazhdojnë në mandatin 'Rama 3'"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat