Videoja e kunatit të Babales, Xhafaj: Opozita po sulmon policinë me llumin

Shqipëria

Videoja e kunatit të Babales, Xhafaj: Opozita po sulmon policinë me llumin

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 12:12
Henzler dhe Xhafaj

Zv.Presidenti i Policisë Kriminale Gjermane Henzler po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërsa ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili pas takimit ka folur edhe rreth aktualitetit politik.

Fatmir Xhafaj: Ishim së bashku me zv.Presidentin e Policisë Kriminale Gjermane, i cili prej tre ditësh është duke qëndruar në Shqipëri me një delegacion të lartë. Kemi pasur diskutime me mjaft interes, por edhe me pjesëmarrjen e agjencive ligjzbatuese që janë pjesë e Taks Forcës. Në këtë bashkëpunim me ndërkombëtarët, ai me policinë gjermane mund të konsiderohet një model. Bashkëpunim intensiv në shkëmbimin e informacionit, por edhe mbështetjen që po i japin Taks Forcës me asistencë teknike dhe logjistike. Do të firmosim një projekt konkret, ‘Orka’, që do të jetë një mbështetje për fuqizimin e Policisë së Shtetit kundër krimit. Ne kemi disa operacione të përbashkëta, hetime mes policisë shqiptare dhe atyre të landeve, kemi disa operacione të suksesshme që janë realizuar dhe hetime të përbashkëta që janë diskutuar mes dy policive dhe janë të nivelit operacional që nuk i përkasin ministrit.

Zyrtari gjerman Henzler: Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Shqipërinë. Përmes projektit të Taks Forcës Speciale bashkëpunimi po forcohet akoma më shumë. Biseduam me ministrin për të bërë përpjekje për të luftuar autorët e krimit për ti cuar para gjyqit dhe për tu marrë fitimet nga veprimtaria kriminale. Shqipëria ka hartuar një strategji mbreslënëse, elementët profesionale japin një mundësi për ta luftuar krimin në mënyrë efikase. Ne kemi krijuar një Task Forcë në Gjermani që do të punojë ngushtë me atë shqiptare. Në Shqipëri krijova sigurinë se autoritetet janë në rrugën e duhur për të luftuar krimin. Zyra federale gjermane do të mbështesë Shqipërinë.

Arrestimi i Arbër Cekajt, ku janë procedurat për ekstradimin?

Fatmir Xhafaj: E pranoj që është pyetje interesante, ka një ndryshim, nuk është cëhstje ekstradimi, por hetimi të përbashkët, më tej i takon hetimit.

Cështja Babale, Fredi Alizoti ka implikuar Veliun?
Fatmir Xhafaj: Nuk preferoj të bëj një koment, kjo i takon drejtësisë, unë besoj se kam kulturën për respektuar drejtësinë dhe vendimmarrjen e tyre. Është një cështje që është në hetim të plotë nga prokuroria, u takon atyre që të japin verdiktin. Unë jam ministër i Brendshëm, jam me qëllim që t’u shërbej qytetarëve, jam i fokusuar te lufta kundër krimit. Kam përzgjedhur instrumentet e nevojshme. Besoj që kam përzgjedhur edhe partnerët e duhur. Pala tjetër ka zgjedhur një rrugë tjetër që ti dalë në krah krimit duke sulmuar policinë dhe operacionet dhe strukturat dhe ka zgjedhur instrumente të gabuara dhe partner të gabuar llumin e këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat