Erion Veliaj tregon arritjen më të madhe: Mezi pres janarin!

Shqipëria

Erion Veliaj tregon arritjen më të madhe: Mezi pres janarin!

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 12:30
Erion Veliaj

Vendimi për mbylljen e pikave të bastit nga qeveria shqiptare u përshëndet nga shumë institucione.

Së fundmi, është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që e cilëson këtë vendim si një nga vendimet më fisnike e të guximshme.

Në një postim në Twitter, Veliaj shkruan se ky vendim është në dobi të familjeve shqiptare.

“Qeverisja e @ediramaal i ka sjelle sh te mira ketij vendi e me mire se une per kete do flase historia! Ama ndalimi me ligj i pikave te basteve e kazinove, eshte vendimi me fisnik e i guximshem ne dobi te familjeve shqiptare! Mezi pres Janarin 2019 e @BashkiaTirane pa baste”, shkruan Veliaj në Twitter.

Vendimi për mbylljen e pikave të basteve u bë me dije para dy ditësh nga kreu i Qeverisë, Edi Rama. Ky i fundit, u dha ultimatum edhe mediave për heqjen e reklamave të basteve online.

Kujtojmë se ky është një premtim i hershëm i qeverisë Rama që në tentativën e parë dështoi. Shpresojmë që këtë herë, kryeministri t’i shkojë deri në fund këtij zotimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat