Në Berat nuk ka më varre

Shqipëria

Në Berat nuk ka më varre

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 12:46
Varrezat

Mungesa e vendeve në varreza është kthyer në problem mjaft shqetësues për qytetarët e Beratit.

Qyteti i UNESCO-s ka dy parcela varrezash, një në hyrje të qytetit dhe një tjetër në dalje.

Për parcelën në lagjen e sipërme, zgjidhja është gjetur duke marrë tokë nga ish-reparti ushtarak, ndërsa për parcelën në hyrje të qytetit ende nuk është gjetur një zgjidhje.

Sipas informacioneve, mësojmë që drejtoria e shërbimeve pranë bashkisë ka përfunduar bisedimet për të blerë një tokë nga privatët.

Nënkryetari Bledar Blana pohon se është kërkuar përshpejtimi i procedurave, pasi situata është emergjente.

Në mungesë të vendeve, qytetarët kanë filluar të rihapin varret e vjetra për të varrosur të afërmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat