Denoncimi/ Ja si e shpërblen partia ish-drejtorin e ALUIZNI-t në Sarandë që vodhi pronën publike - Bota Sot
Denoncimi/ Ja si e shpërblen partia ish-drejtorin e ALUIZNI-t në Sarandë që vodhi pronën publike

Shqipëria

E martë, 16 tetor 2018

Denoncimi/ Ja si e shpërblen partia ish-drejtorin e ALUIZNI-t në Sarandë që vodhi pronën publike

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 19:37
Sali Berisha

Tashmë është bërë traditë që për të ngjitur shkallët e pushtetit duhet të jesh pjesë e krimit ose të kesh shkelur ligjin.

Qytetarët e Sarandës, denoncojnë një tjetër skandal që po ndodh në qytetin e tyre. Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Sarandë i cili u çua për ndjekje penale për shkak se legalizoi një pronë publike duke ja dhuruar dajës së tij, është emëruar sekretar i PS-së në mënyrë që ti shpëtojë ligjit.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin social Facebook.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Drejtori siçilist, qe lumturon dajon duke legalizuar per te edhe kabinen e elektrikut, cohet per ndjekje penale por dora e ngrohte e partise e emeron sekretar te PS! sb

Pershendetje. Meqense para disa ditesh fole per krietarin e ri te asamblese te PS ish drejtorin e ALUIZNI qe u shkarkua me urdher te ministres dhe u dha per ndjekje penale po ju dergoj disa fakte te shkeljeve te tij ne kete drejtori.

Kjo siperfaqja pa objekt vetem me nje garazh te vogel eshte legalizuar ne emer te dajos te tij Arjan Beqo dhe nje tjeyri Garazhi me lart.Ky objekti me poshte eshte kabine elektrike dhe e ka legalizuar per objekt.M. Te lutem publikoje ato shkeljet qe ju dergova per ish drejtorin e ALUIZNI Sarande pasi jane

fakte qe jane cuar dhe ne prokurori dhe ata flene mbi dosje dhe se drejtori pretendon dhe ne te njejten kohe kryetar bashkie. Ju flm

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test