Vra tre punonjësit e bashkisë, policia merr në mbrojtje familjen e autorit

Shqipëria

Vra tre punonjësit e bashkisë, policia merr në mbrojtje familjen e autorit

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 19:52
Momenti i arrestimit te autorit

Policia e Matit ka marrë në mbrojtje familjen e Kujtim Koxhës, autorit të vrasjes së 3 punonjësve të Bashkisë dhe plagosjen e një tjetri pasditen e sotme në fshatin Shillë.

51 vjeçari Koxha pas një debati me punonjësit e Bashkisë që kishin shkuar në fshat për rikonstruksionin e rrugës, ka marrë kallashin dhe në momentin kur ata kanë qenë duke drekuar në lokal i ka qëlluar me breshëri plumbash duke lënë të vdekur Mentor Hoxhën, Hamit Buçin dhe Erzen Aliajn. Ndërkohë është plagosur Astrit Hani, i cili po merr trajtim në Spitalin e Burrelit. 

Për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme të familjarëve të personave që kanë ndërruar jetë është marrë dhe masa e mbrojtjes ndaj familjarëve.

Kujtim Koxha është kryeplak i fshatit Shëlli si dhe kryetar i Partisë Socialiste po i këtij fshati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat