Tomë Gashi kërkon që t’i respektohet e drejta e azilit shtetasit shqiptar të arrestuar në Prishtinë - Bota Sot
Tomë Gashi kërkon që t’i respektohet e drejta e azilit shtetasit shqiptar të arrestuar në Prishtinë

Shqipëria

E mërkurë, 24 tetor 2018

Tomë Gashi kërkon që t’i respektohet e drejta e azilit shtetasit shqiptar të arrestuar në Prishtinë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 20:44
Albert Veliu

Në lidhje me arrestimin në Prishtinë, të shtetasit të Shqipërisë Albert Veliut, ka reaguar avokati i tij, Tomë Gashi.

Në një publkim të tij përmes facebook, ai shpreson që Gjykatat e Kosovës do t’i respektojnë të drejtat e personave që kërkojnë azil politik, pasi sipas tij klientit të tij i njohur si Babalja, iu është lejuar kërkesa për azil në Kosovë deri më 29 nëntor.

”Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda ne Tirane sot ne Prishtine eshte arrestuar klienti ime Z. Albert Veliu I njohur si BABALJA shtetas I Shqiperise.

Sipas familjareve te Albert Veliut ati dhe djalit te tij I eshte lejuar kerkesa per azil ne Kosove deri me 29.11.2018.

Klienti im pretendon se jeta e tij eshte e rrezikuar nese ekstradohet ne Shqiperi per shkak te implikimit te tij ne aferen qe nderlidhet me Z. Agron Xhafa vllaun e Ministrit te Puneve te Brendshme te Shqiperise.

Sido qe te jete besoj qe Gjykatat ne Kosove do ti respektojn te drejtat e personave qe kerkojn azil politik te garantuara me ligje te Kosoves dhe me konventa nderkombetare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun te cilit i eshte pranuar azili ne Kosove”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test