Nesër rivarrosen eshtrat e të rënëve grekë në Luftën e Dytë Botërore - Bota Sot
Nesër rivarrosen eshtrat e të rënëve grekë në Luftën e Dytë Botërore

Shqipëria

E mërkurë, 24 tetor 2018

Nesër rivarrosen eshtrat e të rënëve grekë në Luftën e Dytë Botërore

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 22:17
Këlcyrë

Athina përshëndet përfundimin e procesit të gjetjes dhe identifikimit të eshtrave të të rënëve greke në Luftën e dytë Botërore, në zonën e Këlcyrës në Shqipëri.

Në një komunikatë për mediat, Ministria e Jashtme greke thotë se përfundoi një proces i vështirë, i trashëguar prej vitesh dhe që preokuponte marrëdhëniet dypalëshe për shumë vite.

Mbas përfundimit të gërmimeve, në zonën e Këlcyrës u gjetën dhe identifikuan 573 eshtra të të rënëve grekë, të cilat do të varrosen në varrezën ushtarake të Këlcyrës në një ceremoni të posaçme.

Ndërsa në varrezën e Bularatit ndodhen edhe varret e mëse 100 ushtarakëve të identifikuar më parë prej autoriteteve shqiptare.

“Përfundimi i këtij procesi në Këlcyrë dhe nisja e kërkimeve në zonën e Kosinës përmbush në tërësi marrëveshjen mes palës greke dhe asaj shqiptare në një proces zgjidhje të çështjeve dypalëshe”, thotë Ministria e Jashtme greke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test