Autori i masakrës në Mat ishte i dehur! Vrau 3 persona për një shuplakë

Shqipëria

Autori i masakrës në Mat ishte i dehur! Vrau 3 persona për një shuplakë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 22:57
Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Një debat i nisur me punëtorët e bashkisë së Matit për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Shëlli, është bërë shkas që më tej banori i zonës, të vrasë dy nga punonjësit edhe një banorë dhe të lë të plagosur një tjetër, teksa ata hanin drekë në lokalin e fshatit gjatë orarit të drekës.

Kujtim Koxha, 54 vjeç, është banues në fshatin Shëlli- Mat dhe vrau Mentor Hoxhën, 36 vjeç, shofer fadrome banues në fshatin Burgajet, si dhe ka plagosur rëndë e më pas kanë humbur jetën në spital në Tiranë punonjësi tjetër Erzen Aliaj, 49 vjeç, banues në Burrel, shofer kamionçine dhe Hamit Buci, 43 vjeç, banor i fshatit Shëlli. I plagosur rëndë mbeti një tjetër banor i fshatit Burgajet, A.H, 40 vjeç.

Policia ka zbardhur ngjarjen duke sqaruar se “Kujtim Koxha ka qenë ne lokalin e fshatit Shëlli rreth orës 12.30, dhe në këtë kohë kanë ardhur punonjësit e Bashkisë të cilët po punonin në një rrugë fshati, ku janë ulur për të ngrenë drekë në lokalin e fshatit. 

Në këto moment Kujtim Koxha ju ka thënë punonjësve të Bashkisë dhe kryesisht Erzen Aliajt: “Përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtëpisë time, përse po shtroni vetëm këtë rrugë” . Në këtë kohë është çuar nga tavolina Erzen Aliaj ku kanë dalë jashtë lokalit dhe ka debatuar me Kujtim Koxhën, dhe e ka goditur me shuplakë në fytyrë.

Ne këtë kohë janë ngritur punonjësit e tjerë duke i ndarë pasi Kujtim Hoxha ishte në gjendje të dehur. 

Më pas autori është larguar në drejtim të banesës së tij ku ka marrë armën e zjarrit dhe pasi është afruar tek lokali ka qëlluar punonjësit të cilët po konsumonin drekë. 

Pas krimit të kryer autori është larguar drejt pyllit të fshatit Burgajet, brenda 1 ore, u prangos rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. 

Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie. 

Ndërsa në një video të publikuar nga policia, Koxhaj shfaqet mjaft i qetë dhe pa asnjë pendesë teksa shoqërohet për në komisariat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat