Rama publikon foton: Kjo do jetë pamja e pikave të basteve në datën 1 janar

Shqipëria

Rama publikon foton: Kjo do jetë pamja e pikave të basteve në datën 1 janar

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 06:21
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e një pike basti e cila është mbyllur nga ana e tatimorëve.

Rama thotë se në 1 janar kjo do të jetë pamja e çdo bastoreje e kumarhaneje që s’do ketë ndërruar destinacion.

Sipas tij "tatimet do të mbyllin dhe referojnë në prokurori, çdo pikë bastesh pa letrat në rregull".

“Tatimet do të mbyllin dhe referojnë në prokurori, çdo pikë bastesh si kjo (shih foton më poshtë) që është kapur sot pa letrat në rregull!

Dhe në 1 janar kjo do të jetë pamja e çdo bastoreje e kumarhaneje që s’do ketë ndërruar destinacion”, shkruan Rama.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat