Basha sot pyetet në prokurori

Shqipëria

Basha sot pyetet në prokurori

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 09:11
Lulzim Basha dhe Ervin Salianji

Paraditen e sotme do të merret në pyetje nga prokuroria kreu i opozitës Lulzim Basha.

Po ashtu në organin e akuzës do jetë edhe deputeti demokrat Ervin Salianji.

Basha është thirrur në prokurorinë e Tiranës, pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen “ Xhisiela”. 

Partia Demokratike paditi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së tij se do ta ndiqte ish-oficerin Nuho këmba-këmbës, ndërsa kreu i grupit të PS Taulant Balla paditi Bashën dhe disa deputetë të PD për shpifje.

Ndërsa deputeti Ervin Saljanji është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si person nën hetim për çështjen “Babalja”.

Salianji do të pyetet nga përfaqësuesit e akuzës për audio-përgjimin e pretenduar  Xhafaj-Babalja, por dhe për videon e publikuar prej tij ku pretendohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka  ushtruar  presion ndaj  Fredi Alizotit, të cilit i është dhënë masa arrest me burg nga gjykata me akuzën, kallëzim të rremë për  çështjen, “Babalaja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat