Derdhen lot gëzimi, familja me 5 jetimë shpëtohet nga mjerimi

Shqipëria

Derdhen lot gëzimi, familja me 5 jetimë shpëtohet nga mjerimi

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 21:55
Familja Murataj

“Faleminderit të gjithë bamirësve dhe emisionin Stop”, kështu shkruan “Fundjavë Ndryshe”. Me anë të një shënimi në rrjetin social “Facebook”, fondacioni ka postuar një material video.

Në video shikohen anëtarët e familjes Murataj, nga fshati Bruzëmal, Krujë. Atyre u është blerë shtëpi e re në Tiranë.

“5 fëmijët jetimë bëhen me banesë të re në Tiranë. Ta Gëzoni!
Sot ato nuk duhet të ecin 3 orë për në shkollë sepse shkollën e kanë 2 minuta larg ????
Faleminderit të gjithë bamirësve dhe emisionin Stop ♥?  “Bamirësia nuk të varfëron” #fundjavendryshe?”, shkruhet në shënim.

Familja prej 8 anëtarësh, 5 fëmijë, nëna, gjyshi dhe gjysha, janë sjellë në Tiranë. Kryefamiljari i familjes Murataj ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë. Në kushte të vështira ekonomike dhe në mes te maleve, kjo familje ishte e lënë në mëshirë të fatit. Shtëpia e familje po shembej dhe anëtarët e saj rrezikonin jetën.

Vetëm pak ditë më parë, “Fundjavë Ndryshe” dhe Emina Cunmulaj, kanë udhëtuar në këmbë për të parë nga afër kushtet e kësaj familje. Atje nuk kishte rrugë për automjetet për të arritur deri në fshatin e largët.

Por, familja është sjellë në Tiranë dhe është bërë me banesë të re.  Fëmijët e familjes kenë mundësi të shkollohen dhe e gjithë familja të ketë një të ardhme më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat